Oda e Afarizmit të Kosovës në partneritet me Odën Ekonomike të Malit të Zi dhe Odën Ekonomike të Maqedonisë Veri Perëndimore ka filluar fazën e implementimit të projektit të promovimit të investimeve rajonale, duke realizuar takimin e parë me partnerët në Podgoricë.

Regional Investment Promotion ka për synim që të kontribuojë në rritjen e bashkëpunimit dhe forcimin e kohezionit rajonal në vendet e Ballkanit Perëndimor, me qëllim të rritjes së performancës sipërmarrëse.

Nëpërmjet kësaj iniciative ne synojmë të forcojmë potencialet rajonale të investimeve përmes forcimit të lidhjeve me tregjet, rrjetëzimit, rritjen e partnerëve të biznesit në Ballkanin Perëndimor dhe shkëmbimin e njohurive dhe përvojave midis odave dhe bizneseve.

Për të përmbushur plotësisht objektivat e projektit, partnerët do të zbatojnë një qasje gjithëpërfshirëse që përfshin shkëmbimin, bashkëpunimin dhe organizimin e aktiviteteve të përbashkëta.

OAK në kuadër të këtij projekti së bashku me partnerët do të organizojnë aktivitete B2B në nivel lokal dhe rajonal, si dhe një Konferencë të përbashkët rajonale, në të cilën do të prezantohen nevojat e ndërlidhjes së fuqisë punëtore të kualifikuat me nevojat e tregut të punës si dhe promovimi i ofertave për investime në secilin vend partner.

Aktivitetet janë të përshtatura për të fuqizuar dhe inkurajuar sektorin e biznesit, për të zgjeruar tregun e tyre në nivel lokal, rajonal dhe ndërkombëtar.

OAK falënderon WBF që përmes këtij projekti përkrahë Kosovën në rritjen e mundësive të bashkëpunimit rajonal dhe investimeve.