Dorëzimi i projektit të financuar nga OAK dhe biznesi Kosmonte Foods për rregullimin e infrastrukturës për bizneset që operojnë në Zonën e Harilaqit, ishte qëllimi i takimit të përfaqësuesve të Odës së Afarizmit të Kosovës me Kryetarin e Komunes se Fushë-Kosovës, z. Burim Berisha.

OAK, me kërkesën e bizneseve të kësaj zone është angazhuar për këtë projekt që një kohë dhe ka pasur takime me të gjithë faktorët, nga Komuna, Ministria dhe Ujësjellësi.

Lidhur me këtë projekt, OAK ka marrë mbështetje kohë më parë edhe nga Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, i cili është shprehur i gatshëm për përkrahjen e projektit për asfaltimin e kësaj rruge, dhe ka kërkuar që Komuna e Fushë Kosovës që të bëjnë një memorandum bashkëpunimi meqenëse është rrugë lokale.

Kryetari Berisha theksoi se ky projekt ka rëndësi shumë të madhe për zhvillimin e biznesit dhe është një bashkëpunim shumë i mirë mes OAK-së dhe Komunës, andaj edhe nga ana e Komunës përkrahja do të jetë maksimale.

Kryetari Berisha premtoi përpjekje maksimale që ky projekt të realizohet gjatë këtij viti.

Në këtë takim OAK u përfaqësua nga Kryetari i bordit Skënder Krasniqi, anëtari i bordit Lulzim Begaj dhe Koordinatorja Qendresa Ibrahimi.