Në këtë takim, të jashtëzakonshëm, u diskutuan hapa e mëtutjeshëm me qëllim të zbutjes së ndikimit negativ në ekonominë e vendit të shkaktuar nga pandemia COVID-19.
➡️Pas rekomandimeve specifike që i prezantoi në detaje, Skender Krasniqi, kryetari i Odës së Afarizmit, deklaroi se ai mbështet fuqishëm që pakoja e re të bëhet në koordinim më të ngushtë në mes të qeverisë dhe sektorit publik, duke shpresuar që një gjë po mundësohet përmes KKZHE-së.
Në fund të këtij takimi, pas votimit, u aprovua propozimi për themelimin e Grupit Koordinues për COVID-19, pjesë e të cilit është edhe #OAK .
Ky grup koordinues do të ketë për qëllim trajtimin dhe adresimin e çështjeve ekonomike dhe problemeve që ka sektori privat, si rezultat i përballjes me pandeminë COVID-19.
Grupi do të kryesohet nga ministrja në detyrë e Ekonomisë Rozeta Hajdari.
Një grup i nivelit të tillë do të punojë në mënyrë më efikase për të marrë vendime meritore në bazë të analizave dhe diskutimeve konstruktive ndër-institucionale për të kontribuar në përpilimin e masave të cilat i përgjigjen nevojave të sektorit privat.