Oda e Afarizmit të Kosovës ishte pjesë e organizimit tashmë të përvitshëm të Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore “TOP 100”, në të cilin u përzgjedhën kompanitë më të suksesshme të vitit 2018.

Oda e Afarizmit të Kosovës përgëzon Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore për këtë organizim të suksesshëm me të cilin u vlerësua puna e madhe e bizneseve.