Oda e Afarizmit të Kosovës

Rrjetit të bizneseve anëtare në Odën e Afarizmit të Kosovës, i’u bashkua Fabrika e Armaturës Metal-in SHPK

Përfaqësues të Odës së Afarizmit të Kosovës (#OAK), në kuadër të vizitave tek bizneset, vizituan fabrikën e armaturës “Metal-In” SH.P.K. në Fushë Kosovë. Në takim u pritën nga pronari Nexhmi Lahu, me të cilin diskutuan rreth çështjeve të cilat i preokupojnë gjatë ushtrimit të veprimtarisë së tyre, për zhvillimin e mëtutjeshëm si biznes si dhe për mundësinë e bashkëpunimit me Odën.

Metal-In SH.P.K, është fabrikë e përpunimit të armaturës dhe produkteve nga teli. Është themeluar në vitin 2011 dhe ka gjithësej 28 punonjës. Me një staf profesional dhe përvojë shumë vjeçare, fabrika e armaturës “Metal-In” SH.P.K po arrinë që me sukses t’i mbulojë kërkesat e klientëve në tregun vendor por edhe të eksportojë në vendet e rajonit, kryesisht në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut.

Produktet të cilat i ofron janë: Shufra 6mm-25mm, Rrjeta 5.00mm-10mm, Traje 2M-12M gjatësi, etj.