Në kuadër të vizitave tek bizneset, zyrtarë të OAK-së në krye me Kryetarin e Odës së Afarizmit të Kosovës, Skënder Krasniqi kishin kënaqësinë të vizitojnë kompaninë lidere të betonit Papenburg & Adriani Company SH.P.K, në Ferizaj.

Në takim u priten nga drejtori Muhamet Dervishi, i cili njoftoi më hollësisht rreth kompanisë, sfidave dhe problematikave që i hasin por edhe rrugëtimit të suksesshëm nga viti 2003 e deri më tani. Gjithashtu, përfaqësuesit e Odës së Afarizmit të Kosovës informuan për shërbimet, lobimet, punën dhe aktivitetet e OAK-së, që nga themelimi e deri tek planet për të ardhmen.

Papenburg & Adriani Company është e specializuar në prodhimin e asfaltit dhe produkteve të betonit si dhe ndërtim dhe projektim i rrugëve.

Në fund të takimit, Dervishi shprehu mirenjohje për punën e Odës dhe vendosi që Papenburg & Adriani Company t’i bashkohet rrjetit të bizneseve anëtare në Odën e Afarizmit të Kosovës.