Kryetari i Odës së Afarizmit të Kosovës Skënder Krasniqi dhe anëtari i bordit Hamdi Malushaj kishin kënaqësinë të prisnin në takim z.Agron Selimaj pronari i biznesit Selimaj Legal Consulting.
Gjatë këtij takimi u diskutuan objektivat strategjike dhe çështjet me interes reciprok për arritjen e ndryshimeve që do të ndikojnë në një klimë më të favorshme për të bërë biznes në vend.
Selimaj është biznes anëtar në OAK i cili ofron një gamë të gjerë të shërbimeve duke përfshirë: këshilla ligjore, shërbime juridike dhe përfaqësime ne organet administrative dhe gjyqësore brenda dhe jashtë Kosovës në çështjet e pronësisë intelektuale, investimeve të huaja direkte, energjisë dhe burimeve tjera natyrore, veprimtarisë minerare dhe produkteve minerale, industrisë së sigurimeve, çështjet e prokurimeve publike dhe ndihmës juridike në çështjet qeveritare dhe publike.
Selimaj ka mbi 13 vite eksperiencë profesionale, me mbi 3500 klientë të besueshëm.
Për më tepër vizitoni: https://selimajlegal.com/