Final Shpk, me pronar Xhavit dhe Zenel Ukaj, me seli në Carrabreg të Deçanit, është biznesi më i ri që bëhet pjesë e Odës së Afarizmit të Kosovës.

Final Shpk funksionon nga viti 2002 dhe ofron një gamë të gjerë të produkteve me cilësi të lartë duke përfshirë: dhoma gjumi, dyer, kuzhina, mobile e shkallë druri.

Si prodhuesi i vetëm i kësaj game të produkteve në zonën e Deçanit, Final shpk tashmë ka bërë investime në objektin e ri me qëllim të rritjes së kapaciteteve prodhuese e dixhitalizimin e proceseve të punës, mirëpo që aktualisht problemet me stabilitetin e energjisë elektrike po e pamundësojnë zhvendosjen e punës në objektin e ri.

Mos përkrahja adekuate nga institucionet vendore, po pengon zhvillimin e këtij biznesi tejet serioz, i cili me investimet që aktualisht i ka të planifikuara mund të ndikoj në rritje të punësimit në rajonin ku operon.

Përveç tjerash, përkushtimi i lartë që Final SHPK ka për punën, ka bërë që më shumë se 45% e prodhimeve të plasoj në tregun Evropian.

Nga bashkëpunëtorët e deri tanishëm, Final SHPK konsiderohet si prodhues serioz dhe i përkushtuar në përpunimin e drurit, produktet finale të të cilëve shtojnë komoditetin në hapësirat punuese /banuese, duke qenë kështu zgjedhja adekuate për klientët.