Fabrika Minex është themeluar në vitin 1969 si kompani shtetërore në ish Jugosllavi në qytetin e Ferizaj-t. Në fillim bënte përpunimin e kikirikut dhe pas një kohe të shkurtër filloi me prodhimin e Flipsit, Biskotave, Shkopinjëve të njelmët, Qokokremit, Kafesë.

Që në fillim kishte synim ti ofronte konsumatorit produkte me cilësi të lartë dhe shumë shpejt arriti të jetë ndër furnizuesit kryesor me produkte ushqimore.

Fabrika Minex ishte e komercializuar për disa vite deri në vitin 2010. Pas vitit 2010 në saje të bashkepunimit me prodhues me renome botëtore të lëndës së parë dhe përkushtimit për produkte cilësore, Minex arriti të jetë lider në tregun e Kosovës për shitjen e Biskotave, Flipsit, Kikirikut dhe Shkopinjëve të njelmët.

Minex eksporton në shumë vende si: Gjermania, Suedia, Zvicrra, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Serbia, Italia, Norvegjia dhe Lybia.

Në vitin 2015 Minex filloi me sukses prodhimin e Lëngjeve të frutave. Sllogani i Fabrikës Minex është “Shije që nuk harrohet”.