Oda e Afarizmit të Kosovës përmes një kërkese me të cilën i drejtohet Guvernatorit të Bankës Qëndrore të Kosovës (BQK), Fehmi Mehmeti, theksoi shqetësimin e bizneseve anëtare lidhur me kamatat që duhet të paguajnë bizneset për periudhën që është bërë shtyerja e kredive.

Sipas reagimeve të bizneseve anëtare, pasiqë pranuan planin e ri të pagesave nga bankat komerciale, pagesa që do të bëhet në muajin Korrik do të jetë më e lartë se që ishte më parë e llogaritur.

Oda e Afarizmit të Kosovës shprehu shqetësimin dhe kërkoi nga BQK që të merr masa dhe të mos përllogaritet kamatë shtesë por vetëm të zhvendoset afati i pagesës së kredisë.