Kryetari i Bordit të Odës së Afarizmit (OAK) Skënder Krasniqi dhe koordinatorja Qëndresa Ibrahimi kanë mbajtur sot konferencën vjetore për media, ku shpaloswn disa nga aktivitetet e realizuara nga OAK gjatë këtij viti, çështjet që janw trajtuar, kërkesat e deleguara dhe lobimin e tyre, bashkëpunimin me Institucionet vendore e vështirësitë me të cilat po ballafaqohet sektori privat.

Krasniqi ka thënë se 2021-tën po e përmbyllin si një vit të vështirë pandemik gjatë të cili operimi i sektorit privat ishte shumë i rënduar. Ai ka shtuar se kriza e fundit energjetike ka vështirësuar edhe më tepër funksionimin e rregullt të bizneseve, duke marrë parasyshë se reduktimet më së shumti po i dëmtojnë bizneset dhe punëtorët.

“ Për të i ‘u dalë në ndihmë bizneseve, është e nevojshme që Qeveria sa më parë ta hartojnë një plan për mbrojtjen e bizneseve, që të mundohet të ketë sa më pak reduktime në zonat ku ka biznese ndërsa në rast të ngritjes së çmimit OAK kërkon që të bëhet subvencionimi i diferencës së çmimit “, theksoi Krasniqi. 

Tutje Krasniqi ka shprehur shqetësimin e tij për bashkëpunimi me Bankën Qendrore të Kosovës dhe për mos funksionimin e Këshillit Kombëtare për Ekonomi dhe Investime, si këshilli më i lartë në nivel të vendit, në të cilin do të duhej të trajtoheshin të gjitha shqetësimet e bizneseve, duke kërkuar kështu funksionalizimin e tij.

Nga ana tjetër OAK ka përshëndet veprimin e Ministres së MINT Rozeta Hajdari, për dërgimin e shkresës në sekretariatin e CEFTA-së në mënyrë që të përfaqësohemi si shtet e jo përmes UNMIK-ut.  

OAK gjatë takimeve të realizuara ndër vite me Institucionet e vendit, vazhdimisht ka kërkuar që Kosova në CEFTA të përfaqësohet si shtet me të drejta të plota dhe jo si UNMIK siç është duke ndodh tani e 13 vite që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës më 2008.

Kurse Qëndresa Ibrahimi koordinatore e OAK-së e ka cilësuar vitin 2021, si vit aktiv në të mirë të bizneseve.

“ Për ne 2021 ishte një vit me shumë angazhime, aktivitete biznesore…Vitin 2021 e kemi filluar me nënshkrimin e MOU me Universitetin e Prishtinës, duke përfshirë Rektoratin, Fakultetet: Inxhinieri Mekanike, Inxhinieri Elektrike, Ekonomik, Juridik, Bujqësisë dhe Veterinarisë, UBT, me departamentin e Gazetarisë, dhe UCCIAL dhe Dev Lux “, tha Ibrahimi.

Ajo po ashtu ka theksuar se me qëllim të krijimit të lehtësirave për realizim të eksportit dhe rritjes së bashkëpunimit tregtar mes dy vendeve tona Kosove dhe Shqipëri, në janar të vitit 2021 oda ka realizuar takim me Ministrinë e Bujqësisë në Shqipëri, Autoritetin Kombëtar të Ushqimit dhe Institutin e Sigurisë së Ushqimit dhe Veterinarisë për eliminimin e barrierave me të cilat përballeshin prodhuesit vendor.

Përveç kësaj gjatë këtij viti që po e lemë pas, OAK organizoi Konferencë Rajonale me temë “Ndikimi Ekonomik dhe Pasojat e Krizës” përmes së cilës kemi paraqitur një historik nga fillimi i pandemisë, periudha e izolimit, masat e ndërmarra nga qeveria, bizneset më të afektuara dhe përballja e tyre me pandeminë, realiteti post-pandemik. 

E të gjitha këto duke i krahasuar me vendet e rajonit si: Shqipëria, Maqedonia, Sllovenia dhe Mali i Zi, më qëllim të marrjes së praktikave më të mira se si këto shtete e kanë menaxhuar pandeminë dhe përcjellja e propozimeve konkrete tek institucionet shtetërore.

Ndërsa në  fund duke uruar që  viti i ardhshëm të jetë një vite me i suksesshëm për bizneset, përfaqësuesit e OAK kanë  kërkuar nga kryeministri, ministritë dhe kuvendi i Kosovës që gjatë vitit të ardhshëm të jenë shumë më aktiv në koordinimin e politikave së bashku me biznesin.

OAK do të vazhdoj edhe me fuqishëm të jetë aktive në përkrahje të bizneseve dhe lehtësimin e punës së qeverisë dhe kuvendit për një infrastrukturë më të mirë Ligjore dhe krijimin e një oferte më të mirë të të bërit biznes në vendin tonë.