OAK: Ligjislacioni në fuqi problematikë serioze për naftëtarët

Në ambientet e Odës së Afarizmit të Kosovës u mbajt tyreza e diskutimit “Tregu i naftës në Kosovë”, ku gjatë kësaj tryeze u fol për ligjin e naftës, kontrollin e cilësisë dhe sasisë së naftës, licencat, kyçja në rrugë dhe ndotja e ambientit nga përdorusit e naftës.
Mos miratimi ligjit të ri për rregullimin e tregut të naftës, ka bërë që bizneset të kenë probleme serioze në zhvillimin e këtij sektori përkundër që sjellin të hyra më të mëdha për buxhetin e vendit. Sipas naftëtarëve me rregullimin e ligjit për naftën do të eleminoheshin problemet me të cilat ata ballafaqohen çdo ditë.
Drejtori i OAK-së, z. Ismet Mulaj, në fjalimin e tij potencoj qëllimin e OAK-së që të jenë sa më afër bizneseve dhe kërkojë nga institucionet përgjegjësë por edhe naftëtarët që të bashkohen për të bërë ndryshime e nevojshme që ky sektor të sjell të mira për vendin.
Ndërsa zëvendësministëri në Ministrin e Financave, z. Hyzer Gashi ju premtoj naftëtarëve që do të mundohet të rregulloi zingjirin bashkëpunues mes institucioneve dhe bizneseve të këtij sektori.
Edhe z. Sherif Sherifi, drejtor i departamentit të naftës në Ministrin e Tregtisë dhe Industrisë kërkoi nga naftëtarët që të dalin me rekomandime rreth ndryshimit të ligjit aktual.
Kurse kryetari i bordit të OAK-së, z.Skënder Krasniqi kërkoi nga Ministria e Tregtisë sqarime përse çmimet mbesin më të larta të derivateve në Kosovë në krahasim me rajonin dhe po ashtu kërkoi të di si është e rregulluar çështja e distancës ndërmjet pompave në Kosovë.
Ai mori shembull se shumë qytetarë shkojnë në Maqedoni për t’u furnizuar me derivate për shkak të çmimit më të ulët.
Në tryezë u diskutua edhe për kontrollin e cilësisë së naftës, me ç’rast z. Jakup Gashi nga laboratori i naftës “Sierra Lab”, shpreh vullnet që të ketë kontroll më të madh në cilësinë e naftës dhe të mos ketë manipulim me konsumatorët.
Të pranishëm në këtë tyreze ishin: Kryetari i Shoqatës së naftëtarëve, z. Fadil Berjani, përfaqësuses nga kompanit të ndryshme që punojnë në sektorin e derivateve të naftës.
Në fund të takimit OAK-u adresoj disa rekomandime se si operatorët e këtij sektori të jenë më të suksesshëm në veprimtarinë e tyre.