OAK mbajti trajnimin “Lidershipi Transformues” për bizneset anëtare

Oda e Afarizmit të Kosovës organizoi trajnimin për bizneset anëtare me temën “Lidershipi Transformues”, me ligjërues ekspertin me përvojë shumëvjeçare nga Suedia, Arben Doroci.

Trajnimin e hapi anëtari i bordit të OAK-së Hysni Zogaj, me një fjalë përshëndetëse për të pranishmit.

Kemi kënaqësinë e veçantë që jeni sot me ne, që së bashku të ndajmë një kohë të vlefshme të biznesit për një trajnim njëditor që kemi një ekspert të njohur i cili jeton në Suedi z.Arben Doroci që më hollësisht dhe në mënyrën më të mirë të mundshme na sjellë përvojat e Suedisë në Kosovë, kryesisht anëtarëve të Odes së Afarizmit të Kosovës, tha Zogaj.

Megjithëse OAK anëtarët e vet i informon çdo ditë për çdo lëvizje ekonomike dhe çdo aktivitet të odës, ne mundohemi që fokusin ta largojmë nga politika dhe të merremi me biznes, edhe sot OAK e ka këtë qëllim dhe të mësojmë diçka të re nga vendet e tjera siç është Suedia ku na sjellë Arbeni me një historiat të mirë dhe shumëvjecar, theksoi Zogaj.

Zogaj përshëndeti edhe Zëvendësministrin e financave z.Hyzer Gashin i cili pothuajse çdo herë i përgjigjet ftesave të OAK.

Ndërsa eksperti Arben Doroci i falënderoi të pranishmit që kishin ardhur ta dëgjonin duke u shprehur i nderuar që të flas para tyre.

Doroci nisi ligjëratën me një shprehje të bukur: “Nuk e di sa e kisha thirrë veten ekspert por nese po atëherë po e ndiej veten si ekspert në mesin e ekspertëve”.

Qëllimi im është t’i ndaj disa përvoja të mira në mënyrë që nëse ju duhet të merrni diçka nga përvojat e mira dhe po ashtu shpresoj që edhe unë të marr diç nga ju, shtoi më tej Doroci.

Gjatë trajnimit në fushën e lidershipit, u ligjërua rreth krijimit të klimës zhvillimore në arritjen e rezultateve më të mira me të njëjtat resurse dhe ku punonjësit sjellin tërë vetveten në punë.

Disa nga temat që u ligjëruan ishin:
Stilet e lidershipit,
Lidershipi i bazuar në devijime,
Kujdesi personal,
Inspirimi dhe motivimi (inkurajo për kreativitet),
Kushte dhe shpërblime,
Kontrollimi i tepruar,
Shëmbëlltyrë / model dhe të tjera.