Oda e Afarizmit të Kosovës organizoi sesionin informues për bizneset anëtare, me temën “Sistemi i Vlerësimit të Konformitetit sipas Qasjes së Re dhe Qasjes Globale”, me ekspertin e fushës z.Naim Mahmutaj-inxh.dip. Mak., nga MEL Engineering

Sesionin e hapi Kryetari i Bordit të #OAK-së Skender M Krasniqi me një fjalë përshëndetëse për të pranishmit, duke theksuar që ky sesion ka për qëllim informimin rreth sistemit të vlerësimit të produkteve tona, mundësisë për eksport, si duhet të përgatitemi për tregun vendor dhe atë të huaj.

Ndërsa Naim Mahmutaj tha se qëllimi i prezantimit është që bashkërisht të kontribuojmë për vendin dhe të shohim modele nga shtetet e tjera, të zgjerojmë tregun evropian.

Ky sesion është me interes për të gjitha bizneset për tu informuar në lidhje me qarkullimin e lirë të mallrave të sigurta, të cilat duhet t’i plotësojnë disa kërkesa në menyrë që të certifikohen. Dhe për të qenë produkte të sigurta ato duhet që t’i nënshtrohen sistemit të vlerësimit të konformitetit, vazhdoi Mahmutaj.

Disa nga temat të cilat u trajtuan rreth “Sistemit të Vlerësimit të Konformitetit sipas Qasjes së Re dhe Qasjes Globale ishin Legjislacioni Evropian dhe i Republikës së Kosovës” si:

Direktivat Evropiane,

Ligjet,Rregullat,

Vendimet.

Lëvizja e lirë e mallrave, të sigurta,

Eliminimi i barrierave të tregtisë përmes standardeve të harmonizuara,

Kërkesat themelore për krijimin e produkteve të niveleve të përbashkëta për mbrojtje,

Standardet e harmonizuara,

Procedurat e Vlerësimit të Konformitetit (modulet) dhe Kërkesat për shënjimin CE.