Diskutimi lidhur me sfidat që hasin operatorët ekonomik gjatë ushtrimit të veprimtarisë së tyre dhe rëndësia e bashkëpunimit më të ngushtë me ATK dhe Doganën ishin qëllimi i takimit të përbashkët të organizuar në Odën e Afarizmit të Kosovës.

Gjatë këtij takimi u krijua edhe një grup punues që do të trajtojë shqetësimet e bizneseve dhe përgatitë rekomandimet përkatëse për përmirësimin e legjislacionit në fuqi me qëllim të eleminimit të barrierave që hasin operatorët ekonomik gjatë veprimtarisë së tyre.