Problemet me lirimin e lëndës së parë në import, lirimi nga akciza doganore e gazit si dhe mospagesa e TVSH-së në Doganë e amballazhit,  paketimit ose gjërave të tilla përcjellëse të produktit final i cili prodhohet ishin temat kryesore të cilat u diskutuan në takimin e mbajtur në mes të OAK-së, bizneseve dhe Komisionit për lirim të lëndës së parë nga Administrata Tatimore e Kosovës.

OAK në kuadër të këtij takimi ka potencuar se lirimi i lëndës së parë nga TVSH-ja ka qenë kërkesë e kahmotëshme e jona e cila është adresuar tash e disa herë tek institucionet përkatëse. Ku me këtë rast kemi kërkuar që çdo produkt i cili është lëndë e parë për dalje në treg,  të trajtohet si e tillë.

Përgjatë këtij takimi të përbashkët në mes të OAK-së  dhe Komisionit për lirimin e lëndës së parë, bizneset prodhuese patën mundësinë që të shpalosin problemet e tyre  të cilat i hasin lidhur me importin e lëndës së parë nga jashtë.

Berat Ukaj nga biznesi Egi Group,  paraqiti problemin e tij të kahmotshëm me importimin e kikirikut, i cili detyrohet që me rastin e importit të këtij produkti të papërpunuar të paguaj taksën doganore për të  si dhe të paguaj edhe akcizën për gazin që përdorë.

Një problem të tillë e kanë edhe bizneset e tjera të cilat kërkesat e tyre i paraqiten edhe sot para Komisionit për lirimin e lëndës së parë. Poashtu gjatë këtij takimi të përbashkët u parashtruan edhe pyetjet e tjera nga bizneset prodhuese të cilët importojnë lendë të parë nga jashtë. 

Përderisa përfaqësuesi nga ATK,  Drilon Bajraktari potencoi se gjithëherë jemi munduar që të ndihmojmë bizneset dhe asnjëherë të mos anulojmë kërkesat e tyre.

Ndërsa, nga ana tjetër Isuf Zeqiraj bëri thirrje tek bizneset se në rastet se vërejnë parregullësi apo kanë ndonjë ankesë t’i drejtohen ATK-së. Sipas Zeqiraj  kjo do të ndihmoj edhe që të rregullohen ato pika ku mund të jetë lëshuar ndonjë gabim apo parregullësi.

Në këtë takim OAK u përfaqësua nga kryetari i OAK-së Skënder Krasniqi, Mirjeta Shala-zyrtare për komunikim me bizneset,  Qëndresa Ibrahimi-kordinatore, Fjolla Smaili –zyrtare për komunikim me media dhe publikun, Diellza Zeqiri-zyrtare ligjore dhe bizneset Qëndrim Imeri-Minex, Semil Veliji-Albad dhe Berat Ukaj- Egi Group.