Problemet me lirimin e lëndës së parë nga taksa doganore, mospranimi i kikirikut si lëndë e parë për bizneset të cilat e importojnë dhe ripërpunojnë , problemi me mospranimit e lajthisë si lëndë e parë, moslirimi i klipseve apo mbyllëseve prej metali bazë për produktet e fabrikave të mishit të cilat janë të domosdoshme për finalizimin e produkteve dhe moslirimi i alkoolit etilik i denatyruar nga akciza, ishin disa nga pikat kryesore të cilat u diskutuan gjatë takimit të mbajtur në mes OAK-së, bizneseve dhe Komisionit për lirimin e lëndës së parë nga Dogana.
Qëllimi kryesor i këtij takimi ishte diskutimi lidhur me vështirësitë që bizneset prodhuese po hasin si rezultat i mos lirimit të lëndës së parë nga Taska Doganore. Një gjë e tillë po ndikon që prodhuesitë vendor të dalin në treg me çmime më të larta, gjë e cila po favorizon produktet e huaja më tepër se produktet vendore.
Me këtë rast sekretari i OAK-së Diamant Elshani ka theksuar se lirimi i lëndës së parë nga taksa doganore është një kërkesë e ripërseritshme e Odës së Afaraizmit të Kosovës me ç’rast po mundohemi që prodhimin vendor t’a fuqizojmë, veçanarisht kur dihet se raporti i importit me eksportin në vendin tonë qëndron 90 me 10. Ku 90% të produkteve importojmë dhe vetëm 10% prej tyre i eksportojmë ka shtuar tutje Elshani.
Përgjatë këtij takimi bizneset pjesëmarrëse, patën mundësinë që të parashtronin pyetjet e tyre konkrete lidhur me atë se pse nuk lirohen nga taksa doganore produkte specifike, të cilat kompanitë e përfaqësueseve të bizneseve prodhojnë.
E kryeshefi i Komisionit për lirimin e lëndës së parë nga Dogana e Kosovës Jashar Goga, duke falënderuar Odën e Afarizmit të Kosovës për organizimin e këtij takimi, theksoi se Dogana është vetëm organ ekzekutiv dhe jo politikbërës, e të cilët zbatojnë vendimet e dala nga Ministria e Financave.
Përderisa në kuadër të parashtrimit të pyetjeve të tjera të adresuara nga bizneset si në rastin e alkoolit etilik se a lirohet apo jo nga taksa doganore, Ergyn Qerkini nga Dogana e Kosovës potencoi se nga taksa doganore lirohen vetëm lloji i alkoolit medicinal siç parashihet me ligjin në fuqi.
Si rezultat i këtij takimi, të gjitha palët të cilat ishin prezente treguan gaditshmëri për bashkëpunim të mëtutjeshëm me qëllim të fuqizimit të prodhimit vendor.
Në këtë takim OAK u përfaqësua nga sekretari i OAK-së Diamant Elshani, Qëndresa Ibrahimi-kordinatore, Mirjeta Shala-zyrtare për komunikim me bizneset, Fjolla Smaili –zyrtare për komunikim me media dhe publikun, Diellza Zeqiri-zyrtare ligjore dhe bizneset Berat Ukaj – Egi Group, Ervin Ibrahimi-Pelinis dhe Semil Veliji-Albadi.