OAK me Ekspertin nga Suedia organizojnë trajnimin “Lidershipi Transformues

Oda e Afarizmit të Kosovës organizon trajnim për bizneset anëtare me temën “Lidershipi Transformues”, i cili do të mbahet nga eksperti me përvojë shumë vjeçare në këtë drejtim që vjen ekskulzivisht nga Suedia.

Përveç përvojës shumë vjeçare dhe risive të fundit në fushën e lidershipit, theks i veçantë do i kushtohet krijimit të klimës zhvillimore ku arrihen rezultate edhe më të mira me të njejtat resurse dhe ku punonjësit e sjellin tërë vetëveten në punë.

Pjesëmarrës në këtë sesion mund të jenë:

Pronari,
Drejtori apo
Menaxheri i Burimeve Njerëzore.

Sponzorizues i këtij trajnimi është biznesi anëtarë Mercurius Consulting.

Trajnimi do të realizohet më 22.03.2019 (e premte), në orën 14:00, andaj ju lutem të na konfirmoni pjesëmarrjen tuaj.