Bordi i Odës së Afarizmit të Kosovës (OAK), të drejtuar nga Kryetari Skënder Krasniqi, mirëpritën në zyret e odës delegacionin e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë të Ukrainës në Shqipëri të përfaqësuar nga Ruslan Tsilvik, Alexei USTINOV, CFO of Superbia LLC në Shqipëri dhe përfaqësuesi i biznesit anëtarë në OAK, Denis Gafuri.

Gjatë këtij takimi u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit tregtar ndërmjet bizneseve që operojnë në Kosovë dhe atyre të Ukrainës, me qëllim të rritjes së shkëmbimit tregtar në mes të dy vendeve. Gjtiashtu u theksua se si rrjedhojë e gjendjes në Ukrainë, vendi po përballet me mungesa të mëdha në furnizime.

Oda e Afarizmit të Kosovës shprehu që është e hapur për çdo bashkëpunim ndërmjet bizneseve anëtare të të dy odave dhe shtoi që urojnë që sa më shpejtë të tejkalohet gjendja aktuale e krijuar atje, duke shprehur gatishmëri që kërkesat e tyre OAK me kënaqësi do ti ndajë me anëtarët e saj.