Në vazhdën e vizitave në bizneset e Pejës, përfaqësueset e Oda e Afarizmit të Kosovës u pritën në takim nga Jeton Buquku, pronar i Buquku.
Përfaqësueset e Odës së Afarizmit të Kosovës informuan më detajisht për çështjet që oda ka shtyer para deri më tani, e ku qëllim kryesor është krijimi i një klime më të mirë të të bërit biznes në vend.
Buquku theksoi që është e rëndësishme që bizneset të jenë pjesë e një asociacioni i cili përfaqëson interesat e tyre dhe të loboj drejt çështjeve që preokupojnë ato.
Në fund të këtij takimi palët nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit.