Kryetari i OAK-së Skënder Krasniqi së bashku me anëtarët e bordit dhe bashkëpunëtorë kishin kënaqësinë që të presin në takim Stefan Wings përfaqësues i bizneseve të mesme në Gjermani, konkretisht përfaqësues nga BBW Unternehmens Beratung i cili ndodhet me vizitë në Kosovë.

Qëllimi i këtij takimi ishte njohja reciproke, diskutimi rreth mundësive të bashkëpunimit, e ndërlidhja e bizneseve të Kosovës me ato Gjermane, me qëllim të prodhimit të produkteve për tregun gjerman.

Gjatë këtij takimi u diskutua rëndësia e promovimit të bashkëpunimit mes të dyja palëve, duke shiquar potencialet e prodhimit të bizneseve në Kosovë, e duke ngritur kapacitetet aktuale të kompanive përmes bashkëinvestimeve me kompanitë gjermane.

OAK konsideron që iniciativa të tilla janë mundësi të arta për Kosovën duke marrë parasysh që bashkëpunimi me tregun gjerman mund të ofrojë alternativa shumë të mira për zhvillimin e bizneseve dhe ngritjen e kapaciteteve prodhuese të tyre.