OAK mirëpret në takim Fondacionin Kulturor “Nënë Tereza”

Anëtari i Bordit z. Hysni Zogaj së bashku me z. Ismet Mulaj dhe Qendresa Ibrahimi pritën në takim, znj. Dijana Toska nga Fondacioni Kulturor “Nënë Tereza” bashkë me z. Andi Belegu dhe Genti Toska.

Gjatë këtij takimi njoftues u diskutuan për të arriturat dhe punët e finalizuara me shumë sukses nga ky fondacion, organizimet e ndryshme të manifestimeve me karakter humanitar dhe kulturor si dhe për mundësitë e bashkëpunimit reciprok me OAK-un.
Fondacioni “Nënë Tereza” është Fondacion Kulturor që ka për qëllim të kultivojë, promovojë dhe afirmojë vlerat kombëtare në botë përmes organizimit të aktiviteteve kulturore. Të promovoj Himnin e Nënës Terezë, si testament moral të njerëzimit, të promovoj paqën, tolerancën, dashurinë në mes popujve të çfarëdo përkatësie qoftë fetare, racore, etnike përmes figurës universale të Nënës Terezë.

Ky Fondacion kishte përsipër organizimin e koncertit me rastin e Shenjtërimit të Nënës Terezë në Vatikan, bëri përurimin e Himnit të Nënës Terezë, e Pulla postare dedikuar Himnit të Nënës Terezë.

Po ashtu FKNTK fitoi çmimin e parë në Itali sa i përket pullës Postale, çmim ky i ndarë nga Filatelia e Italisë. Përkundër vështirësive të shumta me të cilat përballet ky Fondacion në mungesë të përkrahjes dhe fondeve, vazhdon të mos ndalet në realizimin e qëllimeve të saj.

z. Zogaj përgëzoj znj. Toska për një organizim të tillë madhështor dhe punën e palodhshme të saj dhe premtoi se me bashkëpunim reciprok do të kontribuojmë në të mirë të të dyja palëve, në të ardhmen me ndonjë projekt konkret.