OAK mirëpriti biznesin Toni shpk

 

Përfaqësueset e Odës së Afarizmit të Kosovës mirëpritën në një takim njoftues pronarët e biznesit Toni shpk – Driton Çelaj dhe Izja Çelaj.

Ky takim kishte për qëllim njohjen reciproke të të dyja palëve dhe diskutimin lidhur me mundësitë e bashkëpunimit, sa i përket përfaqësimit të interesave të bizneseve tek institucionet, si dhe rolin e OAK-së si ndërmjetësues në adresimin e problemeve me të cilat bizneset përballen.

Biznesmenët në fjalë, përgëzuan OAK-në për veprimtarinë dhe aktivitetet që janë duke bërë, duke theksuar që bizneset kanë nevojë që të kenë përkrahje më të madhe nga ana e institucioneve të vendit, e sidomos ato të sektorit prodhues të cilat përballen me sfida të shumta gjatë operimit të tyre.

Për më shumë, Toni Shpk është fermë bujqësore, e cila produktet kryesore ka vezët, mishin e pulës dhe zogjët dhe është themeluar në vitin 2009.