Në takimin që pati #OAK me bizneset të cilat operojnë në regjionin nga Komuna e Ferizajt, pronari i Silca Group, Adnan Ibrahimi, përgëzoi Odën për një takim të këtillë që ka mbledhur sipërmarrësit e Ferizjait për diskutimin e problemeve që ata po ballafaqohen, duke shtuar se takime të këtij lloji duhet të jenë më të shpeshta.

Ibrahimi theksoi disa probleme siç janë mungesa e Ligjit për Tregti të Brendshme, obligimi i prodhuesve për të paguar raftin në market, bonuset vjetore dhe se përkrahin propozimin e OAK për uljen e taksave bankare.

Njëherësh ai njoftoi se gjatë eksportit të ujit në Shqipëri bizneset obligohen të pagujanë taksë për plastikë, gjë e cila nuk aplikohet nga Kosova karrshi Shqipërisë.

Ndërsa Fadil Halili nga Cornet Kosova, theksoi problemet që po ballafaqohen bizneset në Babush të Ferizjait me ndaljet e shpeshta të energjisë elektrike e cila po ndikon në punën e tyre.

Ai kërkoi gjithashtu të ulet çmimi i pagesës së maksigrafit për bizneset.

Ndërkaq Faton Nuredini pronar i TONI Beton, po ashtu përkrahu propozimet e #OAK për inkasim të mjeteve si dhe rikthimin e Gjykatës Ekonomike.

Derisa Gafurr Ibrahimi nga NT ZOGU, propozoi që bizneset të qëndrojnë të bashkuara dhe të gatshme të reagojnë në vendimet e reja nga institucionet të cilat po merren pa u konsultuar paraprakisht me bizneset.