OAK në takim me Central Room Prishtina

 

Përfaqësueset e OAK-së u pritën në takim nga menaxheri i Central Room Prishtina me z.Mirsad Arifi.

Zyrtarja e OAK-së Ilire Aliu njoftoi më detajisht për aktivitetet dhe shërbimet që Oda ofron për bizneset anëtare siç janë avokimi, shërbimet e ndryshme biznesore, trajnimet dhe rrjetëzimi. Gjithashtu, theksuan çështjet që #Oda ka lobuar në adresimin dhe zgjidhjen e tyre deri më tani.

Ndërsa, Arifi shpalosi shërbimet që ata ofrojnë dhe vështirësit me të cilat ata përballen në veprimtarinë e Central Room Prishtina.

Në fund të takimit të dy palët u pajtuan të kenë të hapura mundësitë e bashkëpunimit.