OAK në takim me Komunat e Kosovës për përkrahje të bizneseve dhe investime

Oda e Afarizmit të Kosovës gjatë vitit 2018, në vazhdën e shumë takimeve dhe vizitave tek bizneset zhvilloi takime edhe me krerët Komunave të Kosovës në mbështetje të bizneseve.

Qëllimi i takimit në e KomunëneLipjanit ishte diskutimi me udhëheqjen e komunës në lidhje me mundësitë e përkrahjes që mund të ofroj kjo komunë për një investim shumë milionësh që Kompania Bylmeti së bashku me një investitorë të huaj është duke planifikuar të bëjë në Komunën e Lipjanit. Njëherësh OAK pati si kërkesë për komunën, krijimin e ofertave për investime në aspektin e infrastrukturës, përkrahje në taksën që shteti e kërkon gjatë shndërrimit nga toka bujqësore në tokë ndërtimore.

Ndërsa gjatë takimit me kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, OAK adresoi shumë kërkesa dhe probleme që ka biznesi dhe sfidat që hasin bizneset, si nga ana e nivelit qendror ashtu edhe në atë lokal.

OAK si përfaqësues i bizneseve adresoi disa kërkesa te kryetari Ahmeti, siç janë:
Mos funksionalizimi i zonës ekonomike qe disa vite në Prishtinë.
Vonesa të mëdha në pranimin teknik të objekteve duke u dëmtuar biznesi, qytetari dhe komuna.
Mungesa e hapësirave për bizneset që ofron Komuna.
Mungesa e një oferte nga Komuna për bizneset në Prishtinë.
Mungesa e komunikimit të mjaftueshëm të komunës me biznesit.
Të dy palët u pajtuan që mungesa e informacionit e vështirëson të bërit biznes në Kosovë, andaj takimet e përbashkëta me bizneset dhe komunën janë të mirëseardhura.

Ndërsa në Komunën e Ferizajit, qëllimi i takimit të Oda e Afarizmittë Kosovës me kryetarin e Komunës së Ferizajit Agim Aliu dhe Zëvendësministrin dhe koordinatorin e Këshillit ndërdrejtorial për Zhvillim Ekonomik në komunën e Ferizaj-it Mustafë Grainca, ishte rritja e bashkëpunimit dhe krijimi i kanaleve të komunikimit për të siguruar përkrahje të bizneseve.
Të dy palët u pajtuan për bashkëpunim më të ngushtë në këtë sferë e cila është shumë e rëndësishmë për komunen, shoqërinë dhe vendin.

Drejtues të Komunës së Vushtrrisë kanë pritur drejtues të Oda e Afarizmit të Kosovës me të cilët kanë shqyrtuar mundësitë e përkrahjes së bizneseve për të siguruar zhvillim ekonomik lokal të qëndrueshëm. Të dyja palët lënë të hapur mundësinë e bashkëpunimit të mëtutjeshëm.

Bujqësia u vlerësua si një ndër sektorët më të rëndësishëm për zhvillimin e vendit gjatë një vizite të bërë nga përfaqësues të Odës së Afarizmit të Kosovës në Komunën e Podujevës, ku u pritën në takim nga Drejtori për Planifikim dhe Zhvillim Ekonomik z. Mirsad Kamerolli dhe Drejtor i Drejorisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural Z. Vezir Januzi. Sipas OAK krijimi i ofertave për bizneset nga komuna do të jetë me interes të madh çoftë për bizneset ashtu edhe për vet komunën.

Ndërsa në Komunën e Malishevës si probleme jo të vogla me të cilat përballen bizneset ishin mungesa e madhe e energjisë elektrike e cila po i shkakton humbje të mëdha bizneseve, kurse si pasojë e mungesës së reshjeve nuk janë realizuar të mbjellat sa duhet. Këto probleme u identifikuan gjatë takimit që Oda e Afarizmit të Kosovës realizoi me Kryetarin e Komunës së Malishevës, Ragip Begaj. Ndër të tjera OAK dhe Komuna e Malishevës u dakorduan për bashkëpunim dhe mirëqenien ekonomike të kësaj komune.

Përmirësimi i infrastrukturës rrugore për bizneset e Sllatinës ishte qëllimi i vizitës së Odës së Afarizmit të Kosovës dhe përfaqësuesve të bizneseve, tek kryetari i Komunës së FushëKosovës Burim Berisha.

OAK është mirëpritur nga krerët komunal për bashkëpunim të mëtutjeshëm në një ndër sektorët më të ndjeshëm dhe të rëndësishëm, që bizneset të mbështeten dhe tu ipet prioritet kërkesave të tyre që të funksionojnë sa më mirë.

Kujtojmë se Oda e Afarizmit të Kosovës ofron shërbime biznesore, që përfshijnë avokim, trajnime dhe rrjetëzim.