Oda e Afarizmit të Kosovës

Përfaqësues të Odës së Afarizmit të Kosovës, të drejtuar nga anëtari i bordit Hysni Zogaj u pritën në takim nga Industria e Mishit Calabria, më saktësisht pronari Dergut Selimi dhe drejtori ekzekutiv Gëzim Selimi.

Zogaj njoftoi për aktivitetet e realizuara nga OAK deri më tani dhe shërbimet që i ofrohen bizneseve anëtare, ndër të cilat theks më i madh i’u kushtua avokimit dhe rrjetëzimit.

Zogaj theksoi që OAK po ngrit zërin e biznesve dhe përmes adresimit të kërkesave po mundohet të ndikoj sa më shumë në krijimin e një klime më të mirë për të bërit biznes në Kosovë.

Dergut Selimi theksoi që Kalabria është e themeluar nga viti 1992, ndërsa në vitin 2013 kanë privatizuar Industrinë e Mishit. Ai shtoi që Kalabria ka qenë distributore e disa kompanive si Nestle, Algida ndërsa tani është distributore e kompanisë Ulker.

Gëzim Selimi përgëzoi OAK-në për punën e bërë deri më tani dhe shtoi se ndër problemet kryesore me të cilat po përballen janë vështirësitë e mëdha për aranzhim të takimit me përfaqësues të institucioneve.

Në fund të këtij takimi palët lanë të hapura mundësitë e bashkëpunimit.