OAK njihet nga afër për sfidat e afarizmit në Kllokot e Partesh

Delegacioni i OAK-ut i kryesuar nga drejtori ekzekutiv, Ismet Mulaj kanë zhvilluar takime me disa biznese që zhvillojnë veprimtari në Kllokot dhe Partesh.

Oda e Afarizmit të Kosovës vizitoi Fabrikën e Miellit Thes-Ari, Fabrikën e Peletiti dhe Fabrikën e Thasëve Fair Paper Sack, të cilat funskionojnë nën ombrellën e Thes Ari Recycling Industries të së njëjtit pronar, Bashkim Zejnullahu.

Ky takim kishte karakter njoftues, ku u shpalos misioni i OAK-ut dhe rëndësia e bashkëpunimit me sektorin e biznesit në Kosovë si dhe mundësitë e bashkëpunimit.

Problemet me rrymë, telashet me doganë dhe kontrollat e shumta nga ATK, janë sfidat e të të bërit biznes për kompaninë INTERCOMM në Kllokot. Pronari, Selim Sejdiu duke falënderuar OAK-un për vizitë, shpalosi edhe aktivitetin e Intercomm e cila është prezente edhe në tregun e jashtëm me prodhimin dhe montimin e dyerve, dritareve nga plastika dhe alumini si dhe përpunimin e xhamit.

Ndërsa bizneset e vizituara, përveç falënderimit për vizitë, u shprehën të gatshme për thellim bashkëpunimi me OAK-un.