Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) në bashkëpunim me Agjencinë për Pronësi Industriale dhe IPR Project, organizoi Sesionin Informues për bizneset anëtare.

Tema e këtij sesioni ishte “Hyrje në të drejtat e Pronësisë Industriale (markat tregtare, patentat dhe dizajnet)”.

Ndërsa qëllimi  i Sesionit Informues ishte që bizneset të informohen më detajisht për Pronësinë Industriale, të drejtat e saj si dhe mbrojtjen e Pronësisë Industriale në Kosovë.

OAK bazuar në takimet e shumta që realizon me bizneset, ka vënë re që një pjesë e konsiderueshme e njohin rëndësinë e pronësisë industriale, por konsiderojnë të nevojshme marrjen e më shumë informatave për të e gjithashtu të dijnë si të veprojnë në situatat me të cilat ballafaqohen.

Andaj gjatë këtij Sesioni anëtarët kishin rastin që të njihen nga afër se Çfarë është Pronësia Industriale, cilat janë të drejtat e pronësisë industriale në vend, pse bizneset duhet të merren me çështjet e IP/IPR?, çfarë mbrojtje të IP mund të përdoret e cilave institucione mund t’u drejtohen për ndihmë.

Kurse bizneset pjesëmarrëse,  patën mundësin që të parashtrojnë pyetje dhe të diskutojnë raste konkrete lidhur me temën e sesionit.