Oda e Afarizimit të Kosovës (OAK) në bashkëpunim me biznesin anëtar Denis Gafuri Sales Training kryesuar nga trajneri Denis Gafurri, ka mbajtur trajnim me temën “Suksesi në shitje”.

Qëllimi kryesor i këtij trajnimi ishte ndërgjegjësimi për njohuritë ekzistuese, marrja e udhëzimeve konkrete për zhvillim profesional si dhe efikasiteti në shitje.

Në këtë trajnim të pranishëm ishin stafi i Odës së Afarizimit të Kosovës (OAK), me ç’rast patëm mundësi që të diskutojmë e bashkëbisedojmë si dhe të parashtrojmë pyetje për gjithçka mbi efikasitetin në shitje, përshtatjes së kërkesave të konsumatorëve, menaxhimit dhe marketingut të mirëfilltë të kompanive.Për më tepër, Denis Gafurri është autor i shumë artikujve në fushën e biznesit.

Gafurri, është trajner frymëzues me përvojë shumë vjeçare në shitje. Diskutimet dhe trajnimet e tij janë jashtëzakonisht frymëzuese për udhëheqjen, shitjet, vetëbesimin, strategjinë, psikologjinë e shitjeve dhe arritjen e suksesit.

Shpërndaje: