OAK organizon ngjarjen më të madhe regjionale B2B, mes bizneseve

OAK në bashkëpunim me Odën Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore dhe Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë në Tiranë me datën 18 Shtator 2019 do të organizojnë ngjarjen më të madhe regjionale B2B mes bizneseve të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë në Hotel Holiday Inn – Shkup.

Kjo ngjarje do të organizohet në kuadër të Projektit të Western Balkans Fund që ka për qëllim rritjen e eksportit dhe bashkëpunimit rajonal.