Në kuadër të takimeve të shpeshta të përbashkëta me bizneset, OAK organizoi takim me bizneset anëtare në ambientet e odës

Gjatë këtij takimi u diskutua lidhur me sfidat me të cilat bizneset vendore po përballen si pasojë e zhvillimeve të fundit në aspektin ekonomik, rastin e ngritjes së çmimeve, e vështirësive në furnizim si pasojë e trendeve globale.

Përmes takimeve të tilla, OAK u qëndron afër bizneseve, me qëllim të shkëmbimit të ideve dhe përvojave, në mënyrë që së bashku të tejkalohen sfidat me të cilat këto të fundit përballen.