Oda e Afarizimit të Kosovës (OAK) në bashkëpunim me biznesin anëtar Denis Gafuri Sales Training kryesuar nga trajneri Denis Gafurri, ka përfunduar me sukses modulin e parë të trajnimeve me temë “Suksesi në shitje-Pjesa II”.

Qëllimi kryesor i këtyre trajnimeve ishte ndërgjegjësimi për shitjen me sukses të produkteve të korporatave, përzgjedhja e tregut adekuat, zhvillimi i bisedës me klinetët potencial si dhe inkasimi i të hyrave.

Trajnimi u organizua ekskluzivisht për stafin e Odës së Afarizimit të Kosovës (OAK), me ç’rast u diskutua rreth çështjeve kryesore të trajnimit si dhe u parashtruan pyetje rreth çasjes ndaj klinetëve dhe përcaktimit të çmimeve të ofertave.

Në fund të trajnimit u ndanë çertifikatat për të gjithë pjesëmarrësit në këtë trajnim.

Përndryshe, Denis Gafurri është autor i shumë artikujve në fushën e biznesit. Gafurri, është trajner frymëzues me përvojë shumë vjeçare në shitje dhe me një përvojë të begatë ndërkombëtare.

Shpërndaje: