OAK pranë anëtarëve të saj

Përfaqësues të Odës së Afarizmit të Kosovës, të kryesuar nga Kryetari i Bordit Skënder Krasniqi dhe anëtari i Bordit Hysni Zogaj, u pritën në takim nga pronari i Euro Steel, z.Fahri Latifaj.

Gjatë këtij takimi, përfaqësuesit e OAK-së kishin mundësinë që të njoftohen nga afër me sukseset e njëkohësisht edhe sfidat e biznesit anëtarë.

z.Fahri përveç të tjerash na njoftoi që tash e sa kohë po përballet me disa mbetje kimike për të cilat nuk është duke mundur të bëjë një zgjidhje, pasiqë nuk ka gjetur përkrahje nga asnjë institucion. E tëra që ata si biznes kanë mundur të bëjnë është të sigurojnë një vend special për këto acide, në mënyrë që ato të mos rrjedhin dhe të mos kenë mundësi që të eksplodojnë.

OAK premtoi angazhim maksimal nga ana e saj, në mënyrë që t’i ndihmoj Euro Steel dhe të gjitha bizneset të cilat po përballen me probleme te ngjashme si ajo.

Për më tepër, Euro Steel është kompani e cila merret me reciklimin e materialeve sekondare.