Në zyret e Oda e Afarizmit të Kosovës u mirëprit pronari i biznesit EcoArt Home, Burhan Amidi.
Përfaqësueset e OAK-së njoftuan Amidin rreth aktiviteteve dhe shërbimeve që OAK ofron për bizneset anëtare siç janë avokimi, shërbimet e ndryshme biznesore, trajnimet dhe rrjetëzimi.
Amidi përgëzoi OAK-në për angazhimin e deritanishëm në përmirësim të klimës së të bërit biznes në Kosovë.
Në fund të takimit të dy palët u pajtuan të kenë të hapura mundësitë e bashkëpunimit.
Për më shumë, EcoArtHome është një biznes i ri që funksionon në Kosovë dhe ofron materiale ndërtimore si fasada termoizoluese.