Në zyret e Oda e Afarizmit të Kosovës u mirëprit përfaqësuesi i Formon, Drin Hadri.

Zyrtarja Rreze Cana njoftoi më detajisht për aktivitetet dhe shërbimet që OAK ofron për bizneset anëtare siç janë avokimi, shërbimet e ndryshme biznesore, trajnimet dhe rrjetëzimi.

Hadri prezentoi punën e Formon dhe theksoi që ndër problemet kryesore me të cilat biznesi po përballet është lirimi i lëndës së parë nga TVSH-ja. Poashtu, ai përgëzoi odën për punën që po bënë për bizneset.

Në fund të takimit të dy palët u pajtuan të kenë të hapura mundësitë e bashkëpunimit.

Për më shumë, Formon funksionon që nga viti 2015 dhe prodhon printera 3D.