OAK pret në takim biznesin Reinvent

 Në zyret e Odës së Afarizmit të Kosovës u mirëprit bashkëpronari i biznesit REINVENT Arjant Topanica, i cili u njoftua më detajisht lidhur me shërbimet që #OAK ofron për bizneset anëtare.

Koordinatorja Qendresa Ibrahimi një theks të veçantë i kushtoi të arriturave të odës përgjatë këtyre viteve të funksionimit, si dhe lobimit të vazhdueshëm që OAK është duke bërë në përmirësimin e kushteve në favor të bizneseve.

Topanica përgëzoi OAK-në për kontributin e vazhdueshëm që është duke dhënë në krijimin e një klime më të mirë të të bërit biznes në Kosovë, duke u shprehur i interesuar për një bashkëpunim të dyanshëm.

Ai theksoi se Reinvent filloi si rezultat i nevojës për të ndihmuar bizneset në rritjen e tyre përmes teknologjisë.

Reinvent është një kompani softuerike që ofron shërbime të ndryshme për bizneset.
Për më shumë vizitoni: www.reinvent-ks.com