Në zyret e Odës së Afarizmit të Kosovës u mirëprit në takim Mehdi Lumi, pronari i Trendy Home.
Zyrtaret e OAK e informuan për veprimtarinë e Odës që nga fillimet e para dhe aktivitetet që oda ofron si avokimi,trajnimi dhe rrjetëzimi.
Ndërsa Mehdi Lumi theksoi që produktet e Trendy Home përveç tregut vendorë, janë prezente edhe në tregun ndërkomëtar, si në Gjermani dhe Zvicër. Ai përgëzoi odën për punën e bërë deri më tani për bizneset.
Në fund të takimit të dy palët lanë të hapura mundësitë e bashkëpunimit.
Për më shumë, Trendy home është ofron produkte të ndryshme të mobileve dhe funksionon që nga viti 1992 në Prizren dhe Suharekë.