Oda e Afarizimit të Kosovës (OAK) sot ka zhvilluar takim me organizatën” Forum for Leadership and Diplomacy”, me ç’rast u diskutua rreth përkrahjes reciproke dhe bashkëpunimeve në të ardhmën.

Drejtoresha Ekzekutive Njomza Emini përgjatë takimit të përbashkët u shpreh se është shumë e gatshme për të bashkëpunuar me OAK-në, duke theksuar se takimi dhe diskutimi i sotëm është vetëm fillimi.

Kryetari i OAK-së falënderoj Eminin për vizitën e sotme duke potencuar se bashkëpunimet e tilla, profesionale dhe në bazë të standardeve çdoherë tregojnë rezultate pozitive.

Për më tepër “Forum for Leadership and Diplomacy” organizon trajtime dhe aktivitete prej më të ndryshmeve në mesin e të cilave si të ndërtojmë barazi dhe shoqëri gjithëpërfshirëse, gratë në udhëheqje, rolin i BE-së në Kosovë, përafrimi i Kosovës me BE-në etj.

Më shumë informacione rreth organizatës në fjalë, mund të gjeni duke klikuar në linkun në vazhdim:http://bit.ly/3cXnJ0o

Shpërndaje: