Zyret e Odës së Afarizmit të Kosovës i kanë vizituar bashkëpronarët e biznesit të vezëve KOKO, Arsim Krasniqi dhe Astrit Selimaj.
Zyrtaret e OAK-së prezantuan shërbimet që ofron oda për bizneset, aktivitetet dhe avokimin për shumë çështje.
Ndërsa bashkëpronarët e biznesit KOKO njoftuan për shërbimet tyre me vezë të freskëta, si një kompani lidere në tregun e Kosovës dhe sipas standardeve Evropiane.
Ndër të tjera ata përmenden edhe padrejtësinë që iu është bërë nga Ministria e Bujqësisë në ndarjen e granteve.
Gjatë takimit palët lanë të hapura mundësitë për bashkëpunim.