Oda e Afarizmit të Kosovës

Kryetari i Odës së Afarizmit të Kosovës, Skender M Krasniqi, mirëpriti në takim përfaqësuesit e biznesit anëtar “Zvilo Factor”L.L.C. Ahmet Morina dhe Elona Osmani.

Gjatë këtij takimi u diskutua për sfidat me të cilat prodhuesit po ballafaqohen si rezultat i afateve të zgjatura të pagesave nga rrjetet e marketeve si dhe ndërhyrjen pozitive që Zvilo Factor mund të bëjë në këtë mes.

Zvilo Factor është institucion financiar jo-bankar, i specializuar në industrinë e Faktoringut që mundëson financimin e 100% të vlerës së faturave (llogarive të pagueshme) të furnitorëve përballë blerësve.

Me shërbimet e tij, Zvilo Factor synon të përmirësoj zinxhirin e furnizimit në mes të blerësve dhe furnitorëve të tregut vendor. Përmirësimi i zinxhirit të furnizimit arrihet përmes financimit të menjëhershëm të faturave që furnitorët lëshojnë ndaj blerësve të tyre.

Sot, furnitorët kanë afatet e pagesave të faturave deri në 90 ditë, ndërsa përmes Zvilo Factor pagesat mund të realizohen që nga dita e parë e faturimit, gjë e cila ndikon në përmirësimin e qarkullimit të parasë.