OAK pritet në takim nga Drejtori i AKP, Valon Tolaj

Përfaqësues nga Oda e Afarizmit të Kosovës janë pritur në takim nga Drejtori i Agjencia Kosovare e Privatizimit, Valon Tolaj.

Kryetari i Bordit të OAK-së, Skender Krasniqi përgëzoi z.Tolaj për pozitën e tij të re, dhe njoftoi atë me problemet që po preokupojnë aktualisht bizneset në raport me objektet dhe pronat, si dhe diskutuan për mundësitë e bashkëpunimit.

Krasniqi kërkoi nga drejtori i AKP-së të shikoj mundësitë për kohëzgjatjen e qirasë së objekteve ngase me rregullore të #AKP-së biznesi ka të drejtë të huazoj objektin me qira vetëm për periudhën një (1) vjeçare, dersia koha prej një viti është shumë e vogël për një biznes që dëshiron të investoj në objekt apo në tokë. dhe kjo gjë po paraqet pengesë të madhe dhe pasiguri tek bizneset, duke ditur që bizneset janë faktor i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik.

Ndërsa Drejtori i Agjencisë Kosovare të Privatizimit, Valon Tolaj falënderoi përfaqësuesit e OAK-së për viziten dhe u shpreh i gatshëm për bashkëpunim me Oda e Afarizmit të Kosovës dhe bizneset.

Tolaj deklaroi se po bënë përpjekje për shtimin e afateve sa i përket kohëzgjatjes së kontratës të objekteve me qira, duke u krijuar lehtësira dhe siguri gjatë operimit të tyre.