OAK pritet në takim nga mobileria Palma

 

Në kuadër të vizitave të aranzhuara në qytetin e Gjilanit, përfaqësuesit e Odës së Afarizmit të Kosovës vizituan mobilerinë Palma, ku u pritën në takim nga pronari z. Ekrem Shahini.

Ky takim ishte i karakterit njoftues mes të dyja palëve dhe shqyrtimi i mundësive të bashkëpunimit, me qëllim të ftesës për të iu bashkuar misionit të OAK-së drejt kontributit të zhvillimit ekonomik dhe përmirësimit të klimës së të bërit biznes në vend.

Anëtari i bordit z. Hamdi Malushaj, përgëzoi z. Shahini për biznesin e sukseshëm që është duke udhëhequr dhe shpalosi aktivitetet e veprimet e marrura deri më tani nga Oda e Afarizmit, me qëllim të përkrahjes së bizneseve në tejkalimin e sfidave dhe adresimin adekuat të problemeve të tyre.

z. Shahini përgëzoi OAK-në për punën që është duke bërë, duke theksuar që është shumë e rëndësishme që në vend të ketë një Odë funksionale dhe që i kontribuon zhvillimit të biznesit, duke theksuar që është i hapur dhe do të shqyrtojë mundësitë e bashkëpunimit.

Për më tepër, mobileria Palma është kompani e specializuar në dizajnin e mobiljeve, dhe për më se 18 vjet risi dhe eksperiencë në sektorin e mobiljeve, Palma është bërë lider në sektor për shitjen e mobiljeve cilësore, duke qenë prezentë në disa vende me sallonet e saj, si në: Gjilan, Ferizaj, Prizren dhe Zvicër.