Oda e Afarizmit të Kosovës priti në takim Avokat Florije Manaj Zogaj eksperte në Projektin e EU-së, IPR Project (IPRKosovo).

Qëllimi i këtij projekti është forcimi i kapaciteteve ligjore, administrative dhe strukturore të institucioneve të Kosovës që janë përgjegjëse për zhvillimin dhe zbatimin e të drejtave të pronësisë intelektuale (IPR).

Takimi ishte pjesë e konsultimeve të projektit me palët e ndryshme të interesit të organizuara në kuadër të zhvillimit të Strategjisë Kombëtare të Pronësisë Industriale.

Gjatë këtij takimi, #OAK u shpreh e hapur për bashkëpunim profesional dhe të dyja palët u dakorduan për koordinim të aktiviteteve me interes të përbashkët.