Kryetari i Odës së Afarizmit të Kosovës (#OAK) kishte nderin të pres në takim pronarin e biznesit anëtar SILCAPOR z.Zelqif Berisha.

Gjatë këtij takimi palët diskutuan rreth sfidave të të bërit biznes dhe alternativave të mundshme për zgjidhje.

“Silcapor” bënë prodhimin poroz-betonit të lehtë të autoklavizuar dhe ju sjell bllokat Silcapor që janë bllokat më të përshtatshëm për ndërtim të lehtë, ekonomik, të qëndrueshëm, rezistues, izolues dhe mbi të gjitha – ekologjik dhe të pastër.

“Silcapor” është fabrika e vetme në rajon për prodhimin e bllokave termoizolues. Investimet për ndërtimin e kësaj fabrike kanë filluar në vitin 1983 kurse kanë përfunduar në vitin 1988 kur edhe ka filluar prodhimin.

Fabrika gjendet në fshatin Doganaj në Komunën e Kaçanikut.

Për më shumë detaje rreth kompanisë kliko linkun në vazhdim:

https://www.facebook.com/Silkaporks