Përfaqësuesit e Odës së Afarizmit të Kosovës (OAK) pritën në takim Lirim Krasniqi dhe Arbnor Mjeku, përfaqësues të organizatës GERMIN.

Qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi i mundësive të bashkëpunimit rreth organizimit të Konventës së Biznesit të Diasporës në Kosovë.

Organizata GERMIN, është duke punuar për organizimin e Konventës së Biznesit të Diasporës në Kosovë, organizim ky që mbledh bizneset nga Kosova dhe diaspora, me qëllim të krijimit të partneriteteve të reja, rrjetëzimit dhe avokimit për çështjet që lidhen me bashkëpunimin ekonomik mes Kosovës dhe diasporës.