Gjatë ditës së sotme në zyret e Odës së Afarizmit të Kosovës u realizua një takim i përbashkët me bizneset prodhuese.

Në këtë takim u diskutuan sfidat kryesore me të cilat po ballafaqohen prodhuesit vendor gjatë ushtrimit të veprimtarisë së tyre si dhe alternativat për tejkalimin e tyre me qëllim të krijimit të lehtësirave për të bërit biznes në Kosovë.

Në këtë takim u krijua edhe Këshilli profesional i sektorit të prodhuesve në OAK, ashtu që në mënyrë specifike të trajtojë barrierat e prodhuesve vendor.