Në zyret e OAK-së u prit në takim Astrit Rexhaj Drejtor Ekzekutiv në KIMERK, Klasteri i Industrisë së Metalit dhe Energjisë së Ripërtëritshme të Kosovës.

Gjatë këtij takimi palët zhvilluan biseda konstruktive me qëllim rritjes së bashkëpunimit dhe ofrimit të përkrahjes profesionale, në çështjet me interes reciprok.