Në zyret e Odës së Afarizmit të Kosovës (OAK) u realizua takimi i grupit punues të sektorit të financave.

Ky grup do të trajtojë shqetësimet e bizneseve dhe do të përgatisë rekomandimet përkatëse për përmirësimin e legjislacionit në fuqi me qëllim të eleminimit të barrierave që hasin operatorët ekonomik gjatë veprimtarisë së tyre.

Qëllim kryesor i këtij takimi ishte diskutimi lidhur me sfidat që bizneset po hasin gjatë ushtrimit të veprimtarisë së tyre.