Oda e Afarizmit të Kosovës

Me qëllim të diskutimit rreth sfidave me të cilat bizneset prodhuese të produkteve ushqimore po hasin dhe bashkëpunimin me Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës (AUVK), në zyret e Odës së Afarizmit të Kosovës u mirëprit Drejtori Ekzekutiv i AUVK, Flamur Kadriu.

Gjatë këtij takimi u diskutua për vështirësitë që bizneset po hasin si rrjedhojë e pamundësisë së eksportimit të produkteve me origjinë shtazore në vendet e Bashkimit Evropian, kërkesat që Republika e Kosovës duhet të plotësoj në mënyrë që të arrihet zhvillim në këtë drejtim si dhe prioritetet që AUVK ka aktualisht.

Palët u dakorduan që të bashkëpunojnë në çështje të ndryshme, varësisht nga kërkesat e komunitetit të biznesit.